Vila legjendare Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, është shitur për 350 milionë euro familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani. Vila, e njohur për luksin dhe eventet me liderë botërorë, përfshin pishina, spa, ambientet sportive dhe një vullkan artificial. Blerja u realizua nga një kompani investimi me seli në Luksemburg që menaxhon pasurinë e Katarit në Europë.
Posted inEvropa


