Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, njoftoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive lidhur me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Diskutimet u fokusuan në organizimin e sigurisë bazuar në përvojën e Lojërave Olimpike të Parisit, me synimin për të garantuar që Kosova të organizojë këto lojëra sipas standardeve më të larta evropiane dhe të lërë një trashëgimi të qëndrueshme për sportin dhe rininë në vend.
Posted inKryesore


