Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Prokurorët në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, R.D., për vrasje, tortura dhe plaçkitje të civilëve shqiptar gjatë luftës së vitit 1998-’99 në Vushtrri. Ai akuzohet për vrasjen e një personi dhe pjesëmarrje në vrasjen e 71 civilëve, trajtim çnjerëzor dhe dëbim. Aktakuzat po shtohen javët e fundit, ndërsa gjatë luftës janë vrarë mbi 13,000 civilë shqiptarë, dhe mbi 1,500 vazhdojnë të jenë të pagjetur. Hetimet e krimeve të luftës ishin kryer më parë nga UNMIK dhe EULEX, e që nga 2018 janë në dorë të drejtësisë vendore.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *