Padyshim është njëra nga superfuqitë e sportit. Edhe pse jo në majë të Olimpit si në kohën e Bashkimit Sovjetik, sërish Rusia mbetet vendi I madh sportiv, që ende dëshiron të matet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Britaninë e Madhe apo ajkën e planetit. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) mori vendimin që të lejojë sportistët rusë të marrin pjesë në Olimpiadën e vitit 2028 në Los Anxhelos dhe në Lojrat Olimpike dimërore të vitit 2030 në Alpet franceze. Mbetet ende pezull vendimi për garimin nën flamurin rus dhe interpretimin e himnit kombëtar. Rusia fitoi 71 medalje në Lojrat e Tokios 2021, duke zënë vendin e pestë në renditjen ekipore.
Posted inKryesore


