Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, nuk solli marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve të reja. Kurti e cilësoi takimin konstruktiv, por pa rezultate konkrete. Hamza konfirmoi që PDK do të qëndrojë në opozitë, por mbetet e hapur për dialog, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit. Kurti theksoi se formimi i qeverisë është përgjegjësi e partisë fituese, ndërsa zgjedhja e presidentit kërkon konsensus politik dhe duhet të jetë një figurë jashtë përkatësive partiake. Afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës është deri më 7 gusht.
Posted inRajoni


