Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, njoftoi se zbatimi i reformave në Ballkanin Perëndimor sipas Planit të Rritjes është rreth 80% për Shqipërinë dhe Malin e Zi, 50% për Maqedoninë e Veriut, dhe 35% për Serbinë. Kosova mbetet prapa për shkak të bllokadave politike, por pritet përmirësim pas zgjedhjeve të qershorit, ndërsa Bosnja e Hercegovina po përballet me sfida të mëdha. Komisioni po monitoron edhe kushtëzimet për pagesat ndaj Serbisë.
Posted inEvropa


