Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja verbale është arritur dhe priten procedurat zyrtare për emërimin e Zidane si trajner i “Les Bleus”. Zidane ka refuzuar oferta të tjera, pasi synimi i tij kryesor është të drejtojë Francën.
Posted inKryesore


