Deputeti serb Dobrica Veselinović gjatë një seance në Kuvendin e Serbisë e quajti Kosovën “fqinj”, duke thënë se Serbia po e shtyn zgjidhjen e çështjeve me Kosovën, gjë që ndikon në integrimin evropian. Kryetarja Ana Brnabić reagoi, duke thënë se kjo nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit, pasi sipas saj, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe jo fqinj. Deklaratat u bënë ndërsa marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten temë kyçe në dialogun me BE-në.
Posted inRajoni


