Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi nisjen e gërmimeve në Kalludër të Vogël për zbardhjen e fatit të 23 intelektualëve të zhdukur në vitin 1999. Ai theksoi se pengesat nga Serbia nuk do ta ndalin kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kërkoi presion ndërkombëtar për hapjen e arkivave ushtarake serbe, duke theksuar se pa pranimin e së vërtetës, paqja e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë është e pa mundur.
Posted inRajoni


