Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektvendim për miratimin e metodave dhe procedurave që sigurojnë garancitë financiare për kompensimin ose eliminimin e dëmeve në mjedis. Drafti përcakton mënyrat e sigurimit të fondeve paraprakisht, format dhe kushtet e garancisë, si dhe procesin e vlerësimit dhe ekzekutimit të tyre. Kjo siguron fonde të mjaftueshme për parandalim, rehabilitim dhe kompensim të dëmeve mjedisore, duke u ofruar operatorëve siguri juridike dhe financiare.
Posted inBiznes


