Dy orë kontroll në det, Italia ndalon anijen ruse të naftës pranë Siçilisë

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Marina italiane zhvilloi një operacion inspektimi ndaj tankerit rus Toa Payoh pranë ishullit Pantelleria, në kuadër të misionit EUNAVFOR MED IRINI që monitoron trafikun e armëve dhe naftës në Mesdhe. Kontrolli u krye me mbështetje nga Greqia dhe Polonia, sipas nenit 110 të UNCLOS, për të verifikuar kombësinë dhe dokumentacionin e anijes, e cila rezulton nën sanksionet e BE-së. Pas operacionit dy-orësh, autoritetet italiane po shqyrtojnë informacionin për hapat e mëtejshëm.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *