Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Behgjet Pacolli ka reaguar për nismën e qeverisë për zgjidhjen e kontratës koncensionare për Aeroportin e Vlorës, duke bërë me dije se MABCO Constructions SA është njoftuar zyrtarisht. Ai thekson se veprimi synon t’i heqë investitorit të drejtat nga kontrata dhe është në kundërshtim me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pacolli shpreh se për më shumë se një vit është përpjekur për dialog dhe institucione ligjore, por tani MABCO do të mbrojë të drejtat me mjete juridike dhe arbitrazh ndërkombëtar, duke paraqitur të gjitha provat që disponon. Ai kritikon institucionet për mosveprim dhe mosmarrje përgjegjësie ndaj situatës që ka cenuar besimin në shtetin e së drejtës.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *