Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit për Integrim Evropian të Serbisë, Nemanja Starović, lidhur me idenë e devijimit të lumit Ibër nga Serbia. Dhuka tha: “Lumi rrjedh përpara. Po ashtu edhe historia.” Kjo vjen pas deklaratës së presidentit serb Vuçiç për devijimin e lumit që kalon nëpër Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, ku furnizon liqenin Ujman me pjesën më të madhe në territorin e Kosovës.
Posted inRajoni


