Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po i përballon me guxim presionet e Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij janë shantazh mbi kërkesat për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen ndaj vendimeve lidhur me Rusinë. Lavrov tha se Rusia furnizon Serbinë me gaz me çmime të favorshme dhe nuk kërkon asgjë në këmbim, duke shtuar se Vuçiç ka ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ai e vlerëson pritjen e Zelenskyt në Beograd si përpjekje për të zbutur presionin e BE-së.
Posted inRajoni


