Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, njoftoi arrestimin e një personi me inicialet D.M., 47 vjeç, nën dyshime për krime lufte kundër civilëve në Kosovë më 1999. Ai u arrestua në pikën kufitare të Batrovcit dhe i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. Ky është arrestimi i dytë në gusht për krime lufte në Kosovë.
Posted inRajoni


