Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, njoftoi se do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe anëtarëve të qeverisë që janë gjithashtu deputetë. Ai kërkon aktivizimin e Prokurorisë për shkelje kushtetuese dhe keqpërdorime, duke përmendur moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme dhe shpërdorimin e detyrës zyrtare. Gruda theksoi se nuk ka negociata me VV-në për situatën me presidentin, duke fajësuar Kurtin për dështim në dialog.
Posted inRajoni


