Një zjarr shpërtheu në magazinën e kompanisë së riciklimit “Tevenaz-Ledik” në kantonin zviceran Vaux, duke shkaktuar ndërprerje të linjës hekurudhore Lozanë-Gjenevë dhe mbylljen e autostradës. Në aksion janë 90 zjarrfikës, makina special “Bison”, dhe trenat zjarrfikës. Popullsia e Lozanës perëndimore ftohet të mbyllë dyert dhe dritaret, ndërsa autostrada pritet të rihapet pas mesnatës.
Posted inEvropa


