Paralajmërimi për varrimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiç, me nderime shtetërore në Serbi ka shkaktuar protesta të ashpra në komunitetin boshnjak. Ministri serb i Turizmit refuzoi pjesëmarrjen, ndërsa Këshilli Kombëtar Boshnjak e cilësoi si mesazh të rrezikshëm dhe kërkoi mos glorifikimin e kriminelit të luftës së dënuar nga Haga për gjenocid dhe krime të tjera. Presidenti Vuçiç tha se varrimi do të bëhet sipas dëshirës së familjes. Ndërsa Komisioni Evropian theksoi se glorifikimi i kriminelëve të luftës shkel vlerat evropiane. Reagime janë parë edhe në stadiumet e Serbisë dhe Republikës Srpska me pankarta dhe çmime në nderim të Mladiçit.
Posted inRajoni


