Mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tifozët e Teutës shpalosin flamurin e UÇK-së (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Tifozët e Teutës, “Djemtë e Detit”, shfaqën flamurin e UÇK-së gjatë ndeshjes në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë. Ky veprim ndodhi paralel me “Marshin për Liri” në Prishtinë, ku mijëra njerëz u mblodhën për të treguar solidaritet ndaj tyre. Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po afrohet në fazën përfundimtare me aktgjykimin e planifikuar më 16 shtator. Ata janë të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit, por i mohojnë akuzat. Marshime mbështetëse janë organizuar shpesh në Kosovë për të kundërshtuar Dhomat e Specializuara.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *