Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mualaj, raportoi nga Haga se qytetarë shqiptarë janë mbledhur pranë Gjykatës Speciale për verdiktin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, i cili pritet të shpallet të mërkurën në orën 10:00. Seanca do të transmetohet edhe në shqip, anglisht dhe serbisht dhe pritet të zgjasë rreth një orë. Thaçi do të jetë i pari që do të ngrihet në këmbë për të dëgjuar vendimin.
Posted inRajoni


