Kanë mbetur vetëm rreth 30 minuta deri në nisjen e seancës në Hagë, ku Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca pritet të nisë në orën 10:00, me transmetim për publikun në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe me 10 minuta vonesë. Gjykata do të shqyrtojë përgjegjësinë individuale për secilin prej tyre ndaj 10 akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ku prokuroria kërkon 45 vjet burgim për secilin. Në Hagë dhe Prishtinë janë mbledhur mbështetës në pritje të vendimit, ndërsa autoritetet kanë marrë masa sigurie. Procesi gjyqësor ishte shumëvjeçar me 270 dëshmitarë dhe mijëra prova. Vendimi i parë do të mund të apelohet nga palët.
Posted inRajoni


