BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për vendimin e Hagës: Ajo jep drejtësi të paanshme

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Bashkimi Evropian iu përgjigj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me dënimet ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale. Zëdhënësit e BE-së theksuan se Dhomat e Specializuara zhvillojnë procese gjyqësore të drejta, të pavarura dhe të paanshme, dhe se aktgjykimet duhet të respektohen. Ata bënë thirrje për përmbajtje dhe promovim të një mjedisi pa frikë apo hakmarrje, duke mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët. Gjykata Speciale ka dënuar Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18, dhe Selimin me 13 vjet.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *