Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në New York gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së. Diskutuan për aktvendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëpunimin në siguri, tregti dhe investime, siç janë fabrika e municionit në Gjakovë dhe Parku i Energjisë së Erës në Rahovec. Kurti falënderoi Turqinë për rolin në KFOR dhe kontributin për stabilitetin në Kosovë, dhe e ftoi Erdoganin për vizitë në Kosovë.
Posted inRajoni


