Qeveria shqiptare do të mbështesë këtë vit ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me grante për zhvillimin e produkteve, shërbimeve, dhe inovacionin. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve shpalli thirrjen për propozime, me fokus mbi eksporte dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse. Fondi për 2025 ofron mbështetje për shpenzime korrente dhe kapitale, duke përfshirë mbulimin e kostove për makineri dhe trajnime. Thirrja mbyllet më 28 shkurt 2025.
Posted inBiznes


