Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH, lidhur me masën e sigurisë. Pas shqyrtimit, gjyqtarët e refuzuan kërkesën për zbutje, e cila ishte hedhur poshtë edhe nga GJKKO dhe Apeli. Berberi, i mbajtur në paraburgim që nga 16 marsi, akuzohet për dhënien e tenderave në favor të ortakut të tij, Valter Begaj. Ky i fundit është rikthyer në qeli pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria.
Posted inKryesore


