Ish-gjyqtari kushtetues, Fatos Lulo, është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për fshehjen e pasurisë dhe është dënuar me 9 muaj burg, që konvertohet në 80 orë punë në shërbim të publikut. Lulo, i cili u shkarkua nga vetingu në mars 2018, i është sekuestruar një dyqan në Tiranë. Ai pretendon se dyqani dhe 100 mijë euro t’i ketë marrë si dhuratë nga motra, e cila sipas komisioneve të vetingut nuk kishte burime të ligjshme financiare për to.
Posted inKryesore


