Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rinovoi kërkesat për dialogun me Serbinë, duke theksuar nevojën për nënshkrimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Milan Radoiçiçit dhe të grupit të tij kriminal, si dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Bërnabiç që mohon integritetin territorial të Kosovës. Kurti shpreson të marrë informacione nga kryenegociatori Besnik Bislimi pas takimeve të zhvilluara në Bruksel.
Posted inKryesore


