Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, për “shkeljen e pabarazisë në tenderë” gjatë rikonstruksionit të 4 komisariateve. Ndreca ka dërguar përfaqësues ligjor për t’u njohur me rezultatet e hetimeve, pasi nuk pranoi të paraqitet vetë. Akuzat ndërlidhen me devijime ligjore në procedurat e prokurimit publik, që kanë cenuar barazinë në garën për tenderët e komisariateve.
Posted inKryesore


