Komisioni i Kreshnik Hajdarit ka mbyllur tenderin prej 234 milionë lekësh për asfaltimin e rrugicave në Kuçovë, duke skualifikuar të gjitha kompanitë konkurruese përveç “Avduli” shpk, që ofroi çmimin më të lartë. Shpenzimet për riparimin e katër rrugicave, pa ndriçim apo trotuare, janë quajtur të fryra, duke e ngjallur dyshimin për korrupsion. Ky veprim është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.
Posted inKryesore


