Tenderi i fundit i bashkisë së Tiranës, i udhëhequr nga Erion Veliaj, për rikualifikimin e Tregut Çam me një fond prej 1.2 milion eurosh, është nën akuzë për korrupsion. Kjo është hera e dytë që Veliaj e zhvillon këtë tender, ndërsa pretendimet se rrugicat janë rindërtuar 7 vite më parë heqin besueshmërinë. Shumë kompani janë përjashtuar nga gara në favor të firmës “Mela”, që ka histori kontratash të shtrenjta me bashkinë, duke ngritur dyshime mbi transparencën.
Posted inKryesore


