Targat e automjetit “Golf 5” të përdorur në atentatin e “Don Boskos” më 3 shtator u identifikuan si të Denis Tahirit, 23 vjeçar nga Kamza. Ai dyshohet për plagosjen e Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Hetimet treguan se Tahiri kishte marrë makinën me qira disa ditë para ngjarjes. Gjatë krimit, autorët qëlluan me 7 plumba dhe dogjën makinën pas veprës. Pjesët e gishtave të Tahirit u gjetën në mjet. Ai është shpallur në kërkim, por ende nuk është kapur.
Posted inKryesore


