Një debat mes fqinjëve përfundoi me vrasjen e një shqiptari rreth 40 vjeç në Garbagnate Milanese, Itali. Sipas policisë, incidenti ndodhi pas mesnatës, kur fqinji, pasi kishte diskutuar me shqiptarin, rrëmbeu armën. Ai dyshohet se ka qëlluar fillimisht në ajër dhe pastaj drejt viktimës, i cili vdiq në vend. Autori është arrestuar dhe autoritetet po hetojnë për rrethanat e saktë të ngjarjes.
Posted inKryesore


