Në Durrës, një 34-vjeçar, Orgest Zenuni, u arrestua pas një tentativë për vjedhje në një market, ku kërcënoi punonjësit me thikë për të marrë xhiron e ditës. Punonjëset e marketit njoftuan menjëherë policinë dhe tentuan të ndalonin autorin, i cili dëmtoi lehtë një prej tyre në përpjekjen për t’u larguar. Policia arriti shpejt dhe e ndaloi Zenunin, i cili është dorëzuar për procedura të mëtejshme.
Posted inKryesore


