Një banderolë me mbishkrimin “Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike” u vendos në portin e Durrësit për të protestuar kundër mbërritjes së mbetjeve toksike. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bylykbashi, e quajti këtë një “skemë krimi gjigande”, duke kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë për të sekuestruar mbetjet. Ai theksoi se mbetje të tilla rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe akuzoi politikën për lidhje me krimin në këtë çështje.
Posted inKryesore


