Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Çamandë të Filatit. Lëkundjet u ndjenë edhe në Sarandë, duke shkaktuar shqetësim te banorët, por nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën.
Posted inKryesore


