Një shtetas shqiptar, Erjon Pere (35 vjeç), i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për “Vjedhje me dhunë” dhe me një dënim prej 8 vjet e 5 muaj burg, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës. Po përgatiten procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Posted inKryesore


