Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencë për dosjen e Bankers, duke i kaluar hetimet në SPAK, pasi në hetime janë përfshirë zyrtarë të lartë që SPAK ka kompetencë t’i hetojë. Aksioni nisi më 3 korrik me 14 masa sigurie, përfshirë arrestimin e CEO-së Hongping Xiao dhe ish-drejtuesit Leonidha Çobo. Akuzat lidhen me shmangie tatimore dhe mashtrime financiare.
Posted inKryesore


