Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vdekja e Gjergj Tushes, 63 vjeç, në Lezhë u shkaktua nga goditje fizike, jo armë zjarri. Ai kishte dëmtime të rënda dhe thyerje brinjësh. Dyshohet se është goditur nga demi që e ruante, pasi në brirët e kafshës u gjetën njolla gjaku, që po analizohen me ADN. Bashkëshortja konfirmoi se demi ishte problematik dhe e kishte paralajmëruar për rrezikun. Hetimet vazhdojnë për të konfirmuar nëse vdekja ka qenë aksidentale.
Posted inKryesore


