Mediat greke, si “Kathimerini” dhe “Protothema”, i kanë kushtuar vëmendje ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano, themelues dhe udhëheqës i Partisë Socialiste deri në 2005. Ai vuante nga probleme me mushkëritë dhe ishte i shtruar në spital. Dy vjet më parë i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe kishte marrë medalje nga Edi Rama për kontributin në ndërtimin e shtetit demokratik në Shqipëri.
Posted inKryesore


