Një aksident ndodhi në Bulevardin Skënderbeu, Shkodër, ku automjeti i drejtuar nga A. H., 40 vjeçe, u përplas me motorin e 19-vjeçarit E. L. I riu u plagos dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Posted inKryesore


