Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të marrë fatin në duart e veta dhe të veprojë si një aktor global i pavarur, duke marrë përsipër bisedimet me Putinin dhe duke mos i lënë ekskluzivisht SHBA-së. Ajo kërkoi një rol më të fortë të BE-së në zgjidhjen e luftës në Ukrainë dhe autonomi strategjike për Evropën. Merkel theksoi nevojën për një politikë të përbashkët ndaj Rusisë dhe një veprim të unifikuar në skenën ndërkombëtare, duke kritikuar politikën e jashtme amerikane të mandatit të dytë të Trump për bazimin në interesat e veta. Ajo u bëri thirrje Evropës të ripërcaktojë rolin e saj si aktor global që vepron së bashku.
Posted inEvropa


