Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe për akademikun Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ajo e cilësoi Qosjen si një hero të mendjes dhe një nga personalitetet më të mëdha shqiptare në fushën e letërsisë, studimit dhe mendimit kritik, duke theksuar trashëgiminë e tij të çmuar kulturore dhe akademike.
Posted inRajoni


