Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, mbajti një konferencë për mediat pas publikimit të listës së lojtarëve për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor. Grumbullimi i lojtarëve fillon të dielën në Tiranë, me grupin e plotë që pritet të mbërrijë më 7 tetor. Stërvitjet do të mbahen në “Shtëpinë e Futbollit” para udhëtimit drejt Çekisë.
Posted inSport


