Depozitimet në bankomate në Shqipëri u rritën në tremujorin e tretë të 2024, me rreth 264 mijë depozitime, një rritje prej 33% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Për 9-mujorin, numri total i depozitimeve arriti 742 mijë, gjithashtu me rritje prej 34%. Vlera e depozitimeve në ATM ishte 36.5 miliard lekë, 33% më shumë se vjet. Rritja mbështetet nga zgjerimi i infrastrukturës së ATM-ve, që tani janë 379, dhe automatikimi i shërbimeve.
Posted inKryesore


