Fation Janina, 39 vjeç, është autor i dyshuar i vrasjes së fqinjit të tij, 82-vjeçarit Paulin Gina, në Durrës më 30 dhjetor. Policia ka siguruar video që e tregon Janinën duke dalë nga pallati pas krimit. Ai dyshohet se e ka goditur të moshuarin me thikë dhe çekiç. Pas ngjarjes, Janina mbylli viktimën në shtëpi. Gjatë kontrollit, policia gjeti armët dhe veshjet e dyshuara. Ai ka pranuar krimin për një borxh prej 20 mijë lekësh.
Posted inKryesore


