Një efektiv i burgjeve, Arbër Labi, është sulmuar me shkop bejsbolli nga tre persona në Yzberisht, pranë shtëpisë së tij. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Sulmuesit, që ishin në një fuoristradë të bardhë, janë ende të paidentifikuar, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Posted inKryesore


