Policia në Perugia, Itali, arrestoi një shqiptar 22-vjeçar, një sllovak 27-vjeçar dhe një italian 23-vjeçar, pas një operacioni në Massa Martana. Të rinjtë transportonin rreth 14 kg drogë dhe kishin me vete 25 mijë euro cash. Gjatë ndalimit, një i dyshuar përplasi makinën e policisë, duke lënduar dy efektivë. Në kontrolle të tjera, u zbuluan 7 kg hashash dhe gjysmë kilogrami marijuanë. Të tre janë akuzuar për trafik droge dhe janë izoluar në Burgun e Spoletos.
Posted inKryesore


