Policia italiane arrestoi në Massa Martana një shqiptar 22-vjeç, një sllovak 27-vjeç dhe një italian 23-vjeç, pasi iu gjetën mbi 14 kilogramë marijuanë dhe hashash, si dhe 25,000 euro cash. Kontrolli filloi me një makinë të dyshimtë ku shoferi përplasi makinën e policisë, duke plagosur dy oficerë. Në shtëpi u gjetën 540 gramë marijuanë dhe 7.5 kilogramë hashash. Të akuzuarit u arrestuan për trafik droge dhe priten në burg.
Posted inKryesore


