Në Lushnjë, policia ka arrestuar në flagrancë H. K., 27 vjeç dhe K. K., 46 vjeç, për shpërndarje droge, gjatë operacionit “Tempulli”. Gjatë kontrollit janë sekuestruar doza kanabisi dhe heroinë, një shumë parash dhe 4 aparate celulare, ku në njërin janë gjetur foto të biletave të basteve. Materialet e rastit i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Posted inKryesore


