Shqiptarët që kaluan Kanalin me barka kanë ndihmuar bandat e drogës në Britani të përfitojnë kontrollin e tregut të kanabisit. Ata janë rekrutuar për të punuar në fermat ilegale, prodhimi i kanabisit u rrit ndjeshëm, duke zëvendësuar vietnamitët si prodhues kryesorë. Një grup në Telegram, me mbi 700 anëtarë, ndan informacione mbi kultivimin dhe mbrojtjen e fermave. Policia është e shqetësuar për rritjen e kriminalitetit dhe përdorimin e platformave si Telegram për aktivitetet e paligjshme.
Posted inKryesore


